{"title":"Departamenti i Mjekësisë së Përgjithshme dhe 24\/7","description":"\u003cp\u003eNë Doctors Hospital Sarandë, ofrojmë kujdes shëndetësor të plotë — nga diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve akute e kronike, deri te programet moderne të parandalimit dhe mirëqenies.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eÇdo pacient merr vëmendje individuale, plan trajtimi të personalizuar dhe ndjekje të vazhdueshme — nga mjekë me eksperiencë, në një ambient të sigurt dhe profesional.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eJemi këtu kur keni nevojë — me profesionalizëm, me kujdes, me kohë për ju\u003c\/p\u003e","products":[{"product_id":"diagnostikim","title":"Diagnostikim","description":"\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eKonsulta ambulatore për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve akute dhe kronike.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eVlerësim i plotë klinik dhe hartim i planit individual të trajtimit.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eDiagnostikim dhe monitorim i hipertensionit arterial dhe faktorëve të rrezikut kardiovaskular.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eDiagnostikim i infeksioneve respiratore, gripit, bronkitit dhe pneumonisë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eDiagnostikim dhe trajtim i koordinuar  i sëmundjeve gastrointestinale, përfshirë gastritin, refluksin gastroezofageal, gastroenteritin etj. \u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eGjurmim , vlerësim dhe monitorim i çrregullimeve të gjëndrës tiroide dhe sëmundjeve endokrine të zakonshme.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eDiagnostikim dhe monitorim i sëmundjeve infektive.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eVlerësim i alergjive dhe gjendjeve dermatologjike të zakonshme.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eVlerësim i gjendjes shëndetësore para ndërhyrjeve kirurgjikale dhe procedurave të tjera mjekësore.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eKërkim, interpretim dhe monitorim i analizave laboratorike dhe ekzaminimeve imazherike.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e","brand":"Doctor Saranda","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47256228331651,"sku":null,"price":0.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}]},{"product_id":"trajtime-mjekesore","title":"Trajtimet e ofruara nga Departamenti i Mjekësisë së Përgjithshme","description":"\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eMenaxhim dhe ndjekje e koordinuar afatgjatë e pacientëve me diabet mellitus.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eTrajtim dhe monitorim i hipertensionit arterial dhe faktorëve të rrezikut kardiovaskular.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eTrajtim i infeksioneve respiratore, gripit, bronkitit dhe pneumonisë.\u003cbr\u003eTrajtim i sëmundjeve gastrointenstinale.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eTrajtim dhe monitorim i sëmundjeve infektive.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eTrajtim i alergjive dhe gjendjeve dermatologjike të zakonshme.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eMenaxhim i pacientëve me sëmundje kronike respiratore, si astma dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK).\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eKontroll dhe ndjekje periodike për pacientët e moshës së tretë dhe ata me sëmundje të shumta shoqëruese.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eAdministrim i terapive intravenoze, intramuskulare dhe trajtimeve të tjera ambulatore.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eKoordinim i kujdesit me mjekët specialistë dhe referim për ekzaminime ose trajtime të avancuara kur është e nevojshme.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eMenaxhim i dhimbjes. \u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eMbështetje dhe këshillim për pacientët dhe familjarët në marrjen e vendimeve të informuara për trajtimin dhe kujdesin shëndetësor.\u003cbr\u003e\n\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e","brand":"Doctor Saranda","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47256229347459,"sku":null,"price":0.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}]},{"product_id":"terapi-infuzionale-dhe-mbeshtetje-per-mireqenie","title":"Terapi Infuzionale dhe Mbështetje për Mirëqenie","description":"\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eAdministrim i terapive intravenoze për hidratim dhe rikuperim në raste dehidrimi, lodhjeje dhe gjendjesh që kërkojnë mbështetje të shpejtë organizmit.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e Vitaminoterapi intravenoze sipas nevojave individuale dhe vlerësimit mjekësor.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e Administrim intravenoz i hekurit për trajtimin e mungesës së hekurit dhe anemive të përzgjedhura.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eAdministrim i vitaminave dhe elementëve gjurmë në raste të defiçencave të dokumentuara ose nevojave të veçanta klinike.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003ePrograme të personalizuara për optimizimin e mirëqenies, energjisë dhe rikuperimit fizik.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eVlerësim mjekësor dhe monitorim i parametrave laboratorikë përpara dhe gjatë terapive infuzionale.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eTerapi të avancuara intravenoze për mbështetjen metabolike dhe programet e jetëgjatësisë së shëndetshme (Healthy Longevity Programs), përfshirë administrimin e NAD+ sipas protokolleve dhe indikacioneve mjekësore.\u003cbr\u003e\n\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003cp\u003e \u003c\/p\u003e","brand":"Doctor Saranda","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47256230985859,"sku":null,"price":0.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}]},{"product_id":"parandalim","title":"Parandalim","description":"\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eEkzaminime periodike parandaluese (check-up\/KMB-kontroll mjekësor bazë) për zbulimin e hershëm të sëmundjeve.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eEdukim shëndetësor për pacientët dhe familjarët mbi parandalimin e sëmundjeve, menaxhimin e gjendjeve kronike dhe promovimin e stileve të shëndetshme të jetesës.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eKëshillim mbi ushqyerjen, aktivitetin fizik, kontrollin e peshës trupore dhe ndërprerjen e duhanit.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eVaksinim dhe këshillim për imunizimin sipas grupmoshave dhe faktorëve të rrezikut.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eVlerësim i rrezikut për sëmundje kronike dhe hartim i programeve individuale të parandalimit.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e","brand":"Doctor Saranda","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47256232493187,"sku":null,"price":0.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}]},{"product_id":"urgjenca","title":"Urgjenca","description":"\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eKujdes dhe monitorim për pacientët me ethe, dehidrim, dhimbje akute dhe gjendje të tjera që kërkojnë trajtim të menjëhershëm.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eTransport i sigurt dhe i asistuar me ambulancë për pacientët.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e","brand":"Doctor Saranda","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47256233246851,"sku":null,"price":0.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}]},{"product_id":"kujdes-ne-shtepi","title":"Kujdes në Shtëpi","description":"\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eShërbim mjekësor në banesë për pacientët që nuk mund të paraqiten në spital ose që kanë nevojë për vlerësim dhe trajtim në ambientin e tyre.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eKujdes për Pacientët e Shtrirë dhe Nën Terapi.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eVlerësim dhe menaxhim i konstipacionit (kapsllëkut) te pacientët që qëndrojnë për periudha të gjata të shtrirë ose janë nën terapi të ndryshme mjekësore.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eParandalim, trajtim dhe monitorim i plagëve të dekubitit (plagëve nga qëndrimi i zgjatur në shtrat).\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eKujdes i specializuar për pacientët me lëvizshmëri të kufizuar dhe nevoja të veçanta infermierore.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eMonitorim i gjendjes ushqyese dhe hidratimit për parandalimin e komplikacioneve të lidhura me imobilizimin.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eMenaxhim i komplikacioneve të lidhura me terapitë afatgjata dhe sëmundjet kronike.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eEdukim dhe këshillim për familjarët mbi kujdesin e përditshëm të pacientëve të shtrirë në shtëpi.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e","brand":"Doctor Saranda","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47256234131587,"sku":null,"price":0.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}]}],"url":"https:\/\/www.doctorsaranda.com\/collections\/departamenti-i-mjekesise-se-pergjithshme-dhe-24-7.oembed","provider":"Doctor Saranda","version":"1.0","type":"link"}