Mjekësia Familjare

Mjekësia familjare është dega e mjekësisë që synon të ofrojë kujdes shëndetësor holistik për të gjitha grupmoshat dhe për një gamë të gjerë problemesh shëndetësore të individëve.

Kjo fushë e mjekësisë ka një kombinim unik të diagnozës, trajtimit, parandalimit dhe monitorimit të sëmundjeve dhe gjendjeve të ndryshme shëndetësore.

Mjekësia familjare përqendrohet në promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve. Mjekët e familjes i ndjekin pacientët gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor duke krijuar një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme mjek-pacient, këshillojnë për stilin e jetës së shëndetshme, vaksinimin, testet depistuese, ekzaminimet specifike në varësi të moshës dhe gjinisë, depistimin shëndetësor të shëndetit mendor, diagnostikimin e patologjive të ndryshme, ndjekjen e vazhdueshme të çdo problemi dhe trajtimin e patologjive akute dhe kronike sipas protokolleve mjekësore.

Shërbimet e ofruara nga Mjeku i Familjes në Klinikë:

  • Ekzaminime për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe malinje
  • Vizita pediatrike për të gjitha moshat
  • Çrregullime të humorit, Ankth i përgjithësuar, Depresion, Pagjumësi, etj.
  • Mikrokirurgji: Kondiloma, rritje e thoit nën mish, nishane në lëkurë, etj.
  • Teste depistuese për sëmundje seksualisht të transmetueshme, Pap Test, HPV Test, Kulturë e sekrecioneve vaginale, AF genitalis, diagnostikim dhe trajtim i imazheve gjenitale
  • Planifikimi familjar, metoda të ndryshme kontraceptive
  • Ndjekja dhe menaxhimi i sëmundjeve kronike si diabeti, hipertensioni, dislipidemia, astma bronkiale, sëmundjet e tyre, gastriti, sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
  • Diagnoza dhe trajtimi i infeksioneve: të frymëmarrjes, të traktit urinar, të tretjes, kapsllëkut, diarresë, dhimbjeve të veshit dhe syve.
  • Konsultim mbi stilin e jetës së shëndetshme