Departamenti i ORL-së në Doctors Hospital Sarandë merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të veshit, hundës, fytit dhe laringut për të rritur dhe fëmijë.

Trajtohen simptoma dhe probleme si:

* Marrje mendsh (vertigo), zhurmë në vesh dhe humbje dëgjimi
* Vështirësi në frymëmarrjen me hundë, sinusite, humbje nuhatjeje, sekrecione nazale dhe gjakderdhje nga hunda
* Dhimbje fyti, ngjirje zëri dhe vështirësi në gëlltitje
* Infeksione të përsëritura të bajameve dhe patologji të tjera të fytit

Në ORL Pediatrike vlerësohen fëmijët me infeksione të shpeshta të bajameve, gërhitje gjatë natës, frymëmarrje me gojë, vështirësi përqendrimi dhe dyshim për vegetacione adenoide.

Vizitat kryhen me metoda bashkëkohore diagnostike, përfshirë endoskopinë e hundës dhe sinuseve (fibroendoskopi) dhe fibrolaringoskopinë, duke mundësuar diagnostikim të saktë dhe trajtim të personalizuar.

Skip to results list
  • Sherbimet e ofruara nga Departamenti i ORL

    Sherbimet e ofruara nga Departamenti i ORL

    Sherbimet e ofruara nga Departamenti i ORL