Sherbimet e ofruara nga Departamenti i Endokrinologjisë
Dr. Bruno Teme është mjek endokrinolog me përvojë në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve hormonale. Ofrohen shërbime të specializuara për:
- Diabet Mellitus – vlerësim i plotë, përshtatje e terapisë, edukim për vetëmenaxhim dhe parandalim të komplikacioneve.
- Sëmundjet e tiroides – hipotiroidizëm, hipertiroidizëm, tiroidite autoimune (Hashimoto, Graves), noduse tiroide.
- Ekografi tiroide – ekzaminim i detajuar me aparaturë moderne për vlerësimin e strukturës dhe të noduseve të tiroides.
- Çrregullime hormonale te femrat dhe meshkujt– prolaktinë, kortizol, testosteron, çrregullime menstruale.
- Sëmundje të gjendrave mbiveshkore dhe hipofizës – diagnostikim dhe ndjekje me teste laboratorike dhe imazherike.