Trajtimet e ofruara nga Departamenti i Mjekësisë së Përgjithshme
- Menaxhim dhe ndjekje e koordinuar afatgjatë e pacientëve me diabet mellitus.
- Trajtim dhe monitorim i hipertensionit arterial dhe faktorëve të rrezikut kardiovaskular.
- Trajtim i infeksioneve respiratore, gripit, bronkitit dhe pneumonisë.
Trajtim i sëmundjeve gastrointenstinale. - Trajtim dhe monitorim i sëmundjeve infektive.
- Trajtim i alergjive dhe gjendjeve dermatologjike të zakonshme.
- Menaxhim i pacientëve me sëmundje kronike respiratore, si astma dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK).
- Kontroll dhe ndjekje periodike për pacientët e moshës së tretë dhe ata me sëmundje të shumta shoqëruese.
- Administrim i terapive intravenoze, intramuskulare dhe trajtimeve të tjera ambulatore.
- Koordinim i kujdesit me mjekët specialistë dhe referim për ekzaminime ose trajtime të avancuara kur është e nevojshme.
- Menaxhim i dhimbjes.
- Mbështetje dhe këshillim për pacientët dhe familjarët në marrjen e vendimeve të informuara për trajtimin dhe kujdesin shëndetësor.