Dr. Selma Selimaj – Pediatre
Dr. Selma Selimaj ka përfunduar studimet në Mjekësi të Përgjithshme dhe specializimin në Pediatri pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ku një pjesë të formimit profesional e ka zhvilluar në Francë, pranë Université Toulouse III – Paul Sabatier.
Me interes të veçantë në dermatopediatri, ajo ka përfunduar DIU në Dermatologji Pediatrike pranë Université Côte d’Azur dhe ESPD Training Program në Azienda Ospedale Università Padova. Gjithashtu, ka ndjekur formime profesionale në Hôpitaux Universitaires de Genève dhe Medical University of Graz.
Dr. Selimaj ka eksperiencë klinike në pediatri dhe angazhim akademik si lektore universitare. Ajo është autore e disa publikimeve shkencore dhe ofron kujdes të specializuar, profesional dhe të përkushtuar për çdo fëmijë