Kujdes në Shtëpi
- Shërbim mjekësor në banesë për pacientët që nuk mund të paraqiten në spital ose që kanë nevojë për vlerësim dhe trajtim në ambientin e tyre.
- Kujdes për Pacientët e Shtrirë dhe Nën Terapi.
- Vlerësim dhe menaxhim i konstipacionit (kapsllëkut) te pacientët që qëndrojnë për periudha të gjata të shtrirë ose janë nën terapi të ndryshme mjekësore.
- Parandalim, trajtim dhe monitorim i plagëve të dekubitit (plagëve nga qëndrimi i zgjatur në shtrat).
- Kujdes i specializuar për pacientët me lëvizshmëri të kufizuar dhe nevoja të veçanta infermierore.
- Monitorim i gjendjes ushqyese dhe hidratimit për parandalimin e komplikacioneve të lidhura me imobilizimin.
- Menaxhim i komplikacioneve të lidhura me terapitë afatgjata dhe sëmundjet kronike.
- Edukim dhe këshillim për familjarët mbi kujdesin e përditshëm të pacientëve të shtrirë në shtëpi.