Parandalim
- Ekzaminime periodike parandaluese (check-up/KMB-kontroll mjekësor bazë) për zbulimin e hershëm të sëmundjeve.
- Edukim shëndetësor për pacientët dhe familjarët mbi parandalimin e sëmundjeve, menaxhimin e gjendjeve kronike dhe promovimin e stileve të shëndetshme të jetesës.
- Këshillim mbi ushqyerjen, aktivitetin fizik, kontrollin e peshës trupore dhe ndërprerjen e duhanit.
- Vaksinim dhe këshillim për imunizimin sipas grupmoshave dhe faktorëve të rrezikut.
- Vlerësim i rrezikut për sëmundje kronike dhe hartim i programeve individuale të parandalimit.